FIFA mund të përballet me një krizë të re pasi që dokumentet e zbuluara në Panama tregojnë që lidhjet në mes të Juan Pedro Damiani, një avokat uruguaian që ka shërbyer për kohë të gjatë në komitetin e etikës dhe Eugioe Figueredo, ish-zëvendëspresident i FIFA-s, i cili së fundi është akuzuar për korrupsion, janë më të forta se sa që është menduar fillimisht.
Këto dosje kërcënojnë që të minojnë kredibilitetin e komitetit të etikës, roli I të cilës është tepër i rëndësishëm në tentimin e FIFA-s për të treguar se është duke u reformuar pas dekada dyshimeve për korrupsion.
Komisioni i etikës i FIFA-s menjëherë ka filluar një hetim, duke insistuar se nuk ka pasur njohur për lidhjet biznesore të Damianit me Figuredo.
Sipas Panama Papers, Damani dhe firma e tij ligjore veprojë për më shumë se 200 kompani ‘offshore’ rë regjistruara me Mossac Foneska, kompania nga Panamaja nga ku rrodhën miliona dokumente.
Nuk ka asgjë të jashtëligjshme që të veprosh në emër të një firme apo edhe të krijosh kompani ‘offshore’, por mungesa e transparencës në këtë rast krijon shqetësim.
Dosjet zbulojnë se një numër i këtyre kompanive janë të lidhura me Figueredo – i cili është arrestuar në Cyrih vitin e kaluar nën akuzat për përfshirje në një ryshfet prej 110 milion dollarësh. Këta dy njerëz duket se kanë lidhje mes vetë që nga viti 2002, shkruan The Guardian.
Të dielën, mediumet prijëse në botë kanë filluar publikimin e hulumtive në të cilën kanë punuar 370 gazetarë nga 106 media.
11 milionë e-maile, në madhësi prej 2,6 terabajtë të zbuluara nga arkivat e firmës panameze Mossack Fonseca, flasin se si i fshehin paratë përmes shoqërive offshore (kompani të liruara nga taksat dhe me pronarë të fshehtë) politikanë, njerëzit të lidhur me botën e krimit, sportistët dhe miliarderët.
Disa miliona dokumente të publikuara një kompani juridike panameze tregojnë se si bizneset dhe njerëzit e famshëm iu janë shmangur taksave dhe kanë fshehur para – një rrjet i cili shtrihet edhe në futboll, i përfshirë është po ashtu futbollisti më i mirë i botës, Lionel Messi.
Ky po konsiderohet si zbulimi më i madh i bërë ndonjëherë nga gazetarët./Insajderi.com