“Tregu financiar dhe kriza ekonomike e viteve 2008-09 filloi mjaft ngadalë dhe fillimisht nuk pati ndikim të dukshëm në tregun e punës”, shtoi ajo.
Ekonomia gjermane regjistroi një rënie të paparë në tremujorin e dytë të vitit 2020, me vlerësimet fillestare që tregojnë se GDP-ja u tkurr me 10,1% në tremujorin e kaluar.
Gjatë krizës financiare dhe ekonomike globale 2008-09, e cila e kishte origjinën në tregun e banesave në SHBA, GDP-ja gjermane ra 4,7% në tremujorin e parë të 2009.
Ekonomia u rimëkëmb nga gjysma e dytë e vitit 2009, por Gjermania nuk rimori nivelet e GDP para krizës deri në tremujorin e parë të 2011.
Në mënyrë të ngjashme, ekonomistët parashikojnë se ekonomia gjermane do të fillojë të rimëkëmbet në gjysmën e dytë të vitit 2020, por presin që do të kalojë kohë para se të kthehet në forcën e saj të mëparshme./ata.