×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pandemia e Covid-19/ OBSH publikon raportin: Kufizimet kanë frenuar rastet e malaries

    Insajderi
    08 December 2022 - 17:14

    Organizata Botërore e Shëndetësisë, është shprehur se pandemia e Covid-19 ka frenuar rastet e malaries në Afrikë.

    Para se bota të goditej nga pandemia, pati 568,000 vdekje nga malaria. Pavarësisht pandemisë dhe emergjencave të tjera humanitare, informacioni i OBSH-së tregon ajo periudhë ka ndikuar në reduktimin e rasteve.

    Zyrtarët e OBSH-së kanë deklaruar se në 20 vitet e fundit rastet e malaries janë reduktuar dhe ka shpëtuar jetën e shumë personave.

    Kreu i Njësisë së Informacionit Strategjik të Programit Global të Malaries së OBSH-së, Abdisalan Noor, tha se rastet e malaries u rritën në mënyrë dramatike në vitin e parë të pandemisë.

    “Në përgjithësi, pandemia dhe kufizimet, kanë çuar në reduktimin e rasteve të infektimeve”, tha ai.

    “Shumica e vdekjeve dhe rasteve kanë ndodhur në rajonin afrikan të OBSH-së”, tha Noor, duke shtuar se kontrolli mbi malarien po vazhdon.

    Ndër vendet më të prekura janë: Burkina Faso, Republika Demokratike e Kongos, India, Mali dhe Tanzania,

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark