×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Papa Françesku del me një deklaratë të fortë

    Insajderi
    07 December 2022 - 18:19

    Papa Françesku e krahasoi atë që po ndodh në Ukrainë me një operacion nazist që vrau dy milionë njerëz, shumica hebrenj, në dy vitet e para të Luftës së Dytë Botërore. Ati i shenjtë bëri apel për të shtuar përpjekjet për paqe.

    “Të hënën e kaluar, qendra për marrëdhëniet mes Katolikëve dhe Hebrenjve në Universitetin katolik të Lublin, përkujtoi përvjetorin e “Operacionit Reinhardt”.

    Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai rezultoi në shfarosjen e pothuajse dy milionë viktimave, kryesisht me origjinë hebre. Kujtimi i kësaj ngjarjeje të tmerrshme le të zgjojë synimet dhe veprimet e paqes tek të gjithë. Historia po përsëritet. Ne shohim tani se çfarë po ndodh në Ukrainë. Le të lutemi për paqe.”

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark