×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Papa refuzon donacionin pasi shuma përmbante numrat 666

    Insajderi
    14 June 2016 - 22:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Argjentinës, Mauricio Macri ka dhënë një donacion prej 16 bilionë e 666 mijë pesës, fondacionit arsimor të mbështetur nga Papa Françesku, por Papa e ka refuzuar këtë shumë për shkak se aty përfshihen numrat 666.

    Edhe pse shuma e dhuruar, në dollarë, i bie të jetë 1.2 milionë, sipas gazetës “La Stampa”, Papa i ka shkruar presidentit të Argjentinës duke i thënë se duhet t’i kthejë paratë.

    Arsyeja shumë e thjeshtë por edhe kontroverse sidomos për Papa Françeskun i cili tashmë ka krijuar imazhin e një prijësi fetar katolik që tenton ta ç’mitizoj katolicizmin.

    “Nuk më pëlqen numri 666”, citohet t’i ketë shkruar Papa, presidentit. Ky reagim sipas gazetës italiane, ka ardhur pasi Papa është irrituar me raportimin se ky donacion i ka rregulluar marrëdhëniet mes Papës dhe presidentit, të cilat ishin ftohur gjatë kohës kur Papa shërbente në vendlindjen e tij.

    Numri 666, në dorëshkrimet e Dhiatës së Re, thuhet se është numri i cili lidhet me një krijesë antagoniste që ka për qëllim apokalipsin.

    Në kulturën moderne, 666 është një nga simbolet më të njohur Anti-Krisht, përndryshe djalli./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark