×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Papunësia në eurozonë më e ulët në 10 vjetët e fundit

    Insajderi
    09 January 2019 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkalla e papunësisë në eurozonë është zvogëluar në nëntor të vitit të kaluar në 7,9 për qind, gjë që është më e ulët  në 10 vjetët e fundit, madje ekziston brengosja se për shkak të perspektivës ekonomike do të bie edhe shumë më tepër.

    Shërbimi statistikor e Bashkimit Evropian ka kumtuar se numri i të papunëve ka rënë për 90.000, me çka shkalla e papunësisë ka rënën në krahasim me 8 qindëshin e tetorit.

    Bert Colijn, ekonomist në kompaninë ING, ka thënë se zvogëlimi i numrit të papunëve është lehtësim pasi “tregon se pasiguria rreth perspektivës ekonomike dhe ngadalësimi i shkallës së rritjes ende nuk ka shkaktuar ndalje të rritjes së punësimit”,

    Ditëve të fundit janë paraqitur disa tregues se ekonomia e eurozonës e ka humbur vrullin në fund të vitit 2018, sidomos në Gjermani./Insajderi.com.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark