×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Para drekës me Kurtin, kryediplomati grek takohet me Osmanin

    Insajderi
    12 March 2023 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Kosovës e ka pritur në takim kryediplomatin grek Nikos Dendias i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë, ku mes tjerash do të diskutojë edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Insajderi.

    Ministri Dendias gjatë ditës takohet edhe me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku ky i fundit pritet të shtrojë edhe drekë për nder të tij, siç njoftoi Ministria greke e Punëve të Jashtme.

    Njoftimi i ministrisë së jashtme greke:

    Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, , e diel, më 12 mars 2023, do të udhëtojë për në Prishtinë. Ministri do të pritet fillimisht dhe do të zhvillojë takim kokë më kokë me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.

    Më pas ai do të pritet dhe do të zhvillojë një takim me kryeministrin kosovar, Albin Kurti, në një drekë të shtruar për nder të tij nga ky i fundit.

    Së fundi, ministri i Punëve të Jashtme do të ketë një takim kokë më kokë me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.

    Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark