×
  • Sport
  • Sport

    “Para ndeshjes nuk do të isha i kënaqur me barazim, por duke pasur parasysh golat e pranuar, jam i kënaqur edhe me barazimin” – Deklarata e trajnerit të Fushë Kosovës pas pikës së fituar kundër Prishtinës

    Insajderi
    02 October 2023 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala ka mbetur i kënaqur me pikën që ekipi i tij e fitoi ndaj Prishtinës, ndonëse pranoi se synimi ishte ta fitonte ndeshjen.

    Fushë Kosova ishte në disavantazh prej dy golave, por arriti të rikthehet në pjesën e dytë dhe ta siguroi barazimin 2:2 në minutën shtesë të takimit. Shala ka përgëzuar futbollistët e tij që nuk u dorëzuan për asnjë moment dhe ka thënë se pret që së shpejti ta shijoj fitoren e parë.

    Fushë Kosova është ekipi i vetëm këtë edicion që nuk di ende për fitore në Superligë. Ka dy barazime dhe pesë humbje në shtatë ndeshje të luajtura deri më tani.

    “Nuk luajtëm mirë, sidomos në pjesën e parë por në përgjithësi mund të them se jam i kënaqur me angazhimin dhe vullnetin e lojtarëve për të arritur barazimin në këtë ndeshje. Ne pranuam dy gola në mënyrë naive, por arritëm të rikthehemi dhe të marrim një pikë. Para ndeshjes nuk do të isha i kënaqur me barazim, por duke pasur parasysh golat e pranuar, jam i kënaqur edhe me barazimin”, është shprehur Shala për “Art Motion”.

    “Nuk e kemi ndërmend të dorëzohemi, pasi po krijojmë shumë raste dhe po luajmë mirë, por pranimi i golave në mënyrë naive po na penalizon shumë. Në përgjithësi, ndaj Prishtinës luajtëm mirë dhe ky barazim na motivon për duelet që na presin”. /koha/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark