×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Para të UEFA’s në këmbim të votës – Ademi mbështetet nga biznesmeni i famshëm për ryshfet

    Insajderi
    25 March 2022 - 10:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agim Ademi ka vetëm një mbështetës nga regjioni i Gjilanit. Klubi mbështetës është Gjilani, që për pronar ka biznismenin Florim Zuka. SC Gjilani ia dhuroi nënshkrimin Agim Ademit që të kandidojë edhe për një mandat të radhës në krye të FFK-së. Ky favor iu rikthye Ademit, pasi muaj më parë kompania që ai drejton “Tali SH.P.K” mori tender për punime në kompleksin nacional të futbollit në Hajvali, shkruan Insajderi.org.

    Komiteti Ekzekutiv i FFK-së gjatë këtij muaji shpalli zgjedhjet për Kryetarin e ri, që do të mbahen më gjashtë (6) prill.

    Agim Ademi ndër nënshkrimet që ka siguruar, ka edhe të SC Gjilanit.

    Lidhja Rajonale e futbollit të Gjilanit ka dy vota. Njëra votë ka shkuar në drejtim të Agim Ademit, ndërsa tjetra për kundër-kandidatin Gramoz Vokrri.

    FC Drita ka dhënë nënshkrimin dhe mbështetjen për Gramoz Vokrrin, ndërsa SC Gjilani nënshkrimin e ka dhuruar për kandidaturën e Agim Ademit.

    Ndërsa nga klubet e rajonit të Gjilanit, ka po ashtu vetëm mbështetjen e klubit të Florim Zukës.

    FC Drita, Vlaznia e Pozhoranit, Vitia dhe Kika janë në mbështetje të Gramoz Vokrrit.

    Pra, favori për favor. Agim Ademi dhuroi tender, klubi i Zukës nënshkrimin edhe për një mandat.

    Ndërtimi i kompleksit nacional të futbollit në Hajvali është bërë me fonde të UEFA-s. Të hyrat financiare po thuajse të gjitha të FFK-së janë nga shtëpia e futbollit evropian UEFA.

    Në vitin 2019 FFK ishte vizituar nga Shefi i Divisionit të Federatave Kombëtare në UEFA, Thierry Favre.

    Favre në atë vizitë kishte konfirmuar mbështetjen e UEFA-s për projektet e FFK-së në ndërtimin e komplekseve nacionale të futbollit.

    https://insporti.com/ffk-ja-i-jep-tender-pronarit-te-sc-gjilanit/

    Gazeta online “Insajderi” kishte siguruar një fotografi ekskluzive në të cilën shihet një nga kamionët e kompanisë “Tali SH.P.K” duke punuar në kompleksin nacional të futbollit në Hajvali.

    Pronar i kompanisë “Tali SH.P.K” është Florim Zuka, njëkohësisht edhe pronari i klubit SC Gjilani.

    Florim Zukën në një prononcim për gazetën tonë kishte konfirmuar se kamionët e kompanisë që ai zotëron janë duke punuar në kompleksin e FFK-së dhe se a ka ndikuar roli i tij në futboll për të siguruar këtë projekt.

    “Po unë jam pronar i kompanisë Tali, dhe ne jemi nënkontraktor në punimet tek Qendra Stërvitore e Federatës së Futbollit të Kosovës në Hajvali. Tenderin e ka fituar kompania Milenium SHPK, ne jemi nën kontraktor dhe kemi filluar punën qe dy tri ditë”.

    Gazeta online “Insporti” më një tetor (1) të vitit 2021 ka publikuar raportin “Top Konfidencial”  i shkruar nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.

    Në një ndër faqet e raportit, Salihu ka zbuluar një detaj interesant.

    Në faqen IV(katër), Salihu përmend edhe kompleksin e Hajvalisë si dhe përfshirjen e një ish-ministri.

    Sipas raportit ky kompleks është bërë pa buxhet të caktuar, pa paramasë dhe pa parallogari.

    Po në këtë faqe, ai ka shkuar se përveç problemeve me drejtësinë, Ademi i ka premtuar shumëçka një kryetar klubi nga Gjilani.

    Agim Ademi krahë për krahu me Florim Zukën gjatë vizitës së tij në Turqi në janar të këtij viti, aty ku SC Gjilani po zvillonte fazën përgatitore.

    Në këtë dokument nuk përmendet se për cilin klub bëhet fjalë, FC Drita apo SC Gjilani.

    Ky raport është shkruar më 13 qershor të këtij viti.

    Në Hajvali, FFK-ja ka ndërtuar Kampin Nacional Edukativ dhe selinë e re (zyret) të cilët ende nuk janë përfunduar.

    Florim Zuka përveç futbollit dhe biznesit merret edhe me politikë. Ai është anëtar i partisë Nisma për Kosovën dhe në zgjedhjet e fundit është parë duke bërë fushatë për partinë e Fatmir Limajt.

    Fatmir Limaj, Florim Limaj, Demir Limaj, Endrit Shala, Nexhat Krasniqi, Florim Zuka dhe Gani Zogaj akuzoheshin, mes tjerash, për manipulimin e procedurave të tenderëve, dhënien dhe marrjen e ryshfetit dhe pengimin e mbledhjes së provave dhe dëshmive në lidhje me tre tenderë në MTPT për përfitime personale dhe/apo materiale.

    Prokurori i Special i Eulexit kishte ngritur aktakuzë ndaj Limajt, Zukës dhe të tjerëve për krim të organizuar dhe vepra të tjera të lidhura me korrupsionin në të ashtuquajturën çështje të Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit.

    Veprat penale për të cilat akuzoheshin kishin ndodhur gjatë periudhave kohore mes vitit 2008 dhe 2010. Dëmi ndaj buxhetit të MTPT-së llogaritet të jetë rreth dy milionë euro.

    Në fund të vitit 2017, Limaj së bashku me Zukën dhe të tjerët ishin shpallur të pafajshëm nga Gjykata Themelore, pasi rasti nga Eulexi kishte kaluar tek gjykata vendore. /insajderi.org/

    https://insporti.com/ekskluzive-raporti-i-eroll-salihut-per-skandalet-e-agim-ademit-rrahjet-punesimet-haracin-dhe-premtimi-per-nje-klub-te-gjilanit/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark