Tifozët e gjigantit skocez, Rangers patën një përvojë interesante në udhëtimin e tyre drejt Serbisë.
Dy tifozët në fjalë u nisën nga Skocia në Serbi për të mbështetur skuadrën e zemrës në ndeshjen e sotme në Beograd.
John dhe Jack u nisën me veturë për në Beograd, por u ngatërruan, derisa në fund arritën në Serbi.
Në një emision radiofonik, ata përshkruan rrugën prej 5600 kilometrash, ku u nisën nga Klimarnock dhe arritën në Beograd përmes Kosovës, pastaj Bosnjes dhe në fund në destinacionin final.
Se si shkuan në Kosovë nuk është shumë e qartë, por duket se ky udhëtim i stërgjatur nuk i lodhi ata edhe aq shumë.
Ndryshe, ndeshja e sotme në Ligën e Evropës mes Rangers dhe Crvena Zvezdës nis nga ora 18:45