×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Para varrit të Rugovës thyejnë kurrizin e jargiten, në Gjilan ia ndalojnë aktivitetin” – Haziri godet LVV-në

    Insajderi
    21 January 2023 - 17:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka gjuajtur akuza ndaj të Lëvizjes Vetëvendosje e cila udhëheq me këtë komunë derisa tregoi se e kanë larguar nga Akademinë e Ibrahim Rugës nga Manifestimi “Flaka e Janarit”.

    Në ceremoninë për nder të 17 vjetorit të vdekjes së ish-Presidentit historik Ibrahim Rugopva, Haziri u shpreh se puna e parë që LVV ka bërë me të ardhur në krye të kësaj komune ka qenë largimi i këtij manifestimi në nder të ish-Presidentit Rugova.

    “Sa herë që ne kemi ndryshuar pak, këta punën e parë që e bëjnë është me e goditë figurën e Ibrahim Rugovës. Edhe për së vdekuri po iu pengon. Edhe vitin e kaluar tentuan, por arritëm ta parandalojmë. Këtë vit e bënë, në fakt me porosi. Përderisa shkojnë jargiten, e thyejnë kurrizin para varrit të tij në Prishtinë, në Gjilan ia ndalin aktivitetin”.

    “Por, e mira e madhe është se në këtë demokraci të Kosovës është që familja e tij, besimtarët e tij, njerëzit e tij, paqësorët e rugovistat e tij s’e lënë kurrë vetë dhe do të qëndrojnë gjtihmmonë edhe familjes tij edhe partisë tij bashkë”, tha Haziri.

    “Ne datat nuk mundemi t’i ndryshojmë, sepse Skënderbeu ka vdekur në janar, edhe Ibrahim Rugova ka vdekur në janar edhe Rexhep Mala dhe shumë të tjerë. Ne i kemi nderuar të gjithë pa dallim. Neve po na dallojnë. Por, ne e dimë se kjo komunë s’ka kryetar, dhe do të mundohemi ta ruajmë këtë pak demokraci të zhvilluar”.

    Haziri në këtë ceremoni përkujtimore kritikoi edhe kryetarin aktual të Gjilanit nga LVV, Alban Hyseni.

    “Ne në Gjilan e kemi parë që Gjilani ka mbetur pa kryetar. Jo pse ne po mundemi ta themi, por sepse Gjilani udhëhiqet nga dikush tjetër – nga zëvendësministra, këshilltarë të tyre e nga grupe joformale”./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark