Insajderi
Lajme

Paralajmërimi i IHMK’së për stuhi gjatë ditës së djeshme, Rugova: Ndryshoi situata në moment të fundit

Insajderi
23 July 2026 - 10:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Paralajmërimi i IHMK’së për stuhi gjatë ditës së djeshme, Rugova: Ndryshoi situata në moment të fundit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Meteorologu Mendim Rugova ka komentuar mbi paralajmërimin e Institutit Hidrometerologjik të Kosovës për stuhi të fuqishme gjatë ditës së djeshsme, e cila megjithatë nuk ndodhi.

Rugova tha se në Kosovë ndryshoi situata meteorologjike në moment të fundit duke bërë që të evitohet krijimi i kushteve për stuhi.

“Prej ditës së djeshme që e kaploi moti i ligë vendin tonë ka qenë pak e parashikuar se mund të zgjas edhe pas mesnate ndonjë stuhi që mund të paraqitet, në fakt ka pasë në Adriatik, por në momentin e fundit nuk kaloi mbi vendin tonë ashtu siç parashihej. Patëm vetëm pak reshje pas mesnate. Dita e sotme nuk pati potencial të mjaftueshme që të prodhonte stuhi që ishin paralajmëruar, pak a shumë ishte një ndryshim i situatës në moment të fundit meteorologjike. Mund të ndodhin parashikime që ndonjëherë brenda 24 orëve mund të ketë ndryshim drastik”.

Tutje, ai tha se situata meteorologjike në vend ka filluar të stabilizohet.

“Vetëm se ka filluar një stabilizim i situatës mbi vend, për ditën e nesërme nuk priten të reshura. Do ketë intervale me diell dhe vranësira, mirëpo temperaturat do të qëndrojnë më të ulta në krahasim me ditët e tjera”, tha ai në Klan Kosova.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark