×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Paralajmërimi i intelegjencës amerikane për dhunë ndëretnike, Serwer: Serbia është agresori kryesor në veri

    Insajderi
    12 March 2024 - 19:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eksperti amerikan, Daniel Serwer, ka komentuar raportin e Agjencisë se Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, ku thuhet se Ballkani Perëndimor mund të përballet me një rrezik të ngritur të dhunës së lokalizuar ndëretnike.

    Serwer thotë se të gjithë e dinë se nga kush mund të vijë ky kërcënim, duke përmendur sulmin terrorist në Bansjkë.

    “Kjo është e gabuar. Një incident ishte një sulm serb ndaj trupave të NATO-s. Në një incident të veçantë, policia e Kosovës ndaloi me sukses një komplot serb që synonte të ofronte justifikimin për një avancim ushtarak serb në Kosovë. Ka një agresor në veri të Kosovës. Duhet ta kemi të qartë se kush”, shkroi Serwer.

    Agjencia e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara në një raport të publikuar të hënën, ka paralajmëruar se mund të ketë një kërcënim në Ballkanin Perëndimor – pra rajoni mund të jetë epiendër e dhunës ndëretnike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark