×
Show

Paralajmërimi për “album tamam” nga Buta

Insajderi
19 February 2017 - 17:53
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Reperi Betim Januzi i njohur me emrin Buta do vijë së shpejti me një mixtape i cili i përmban 15 këngë dhe do jetë falas për publikun, tregon ai për emisionin televiziv meShukin.

Ndërsa në shtator do të fillojë të punojë për një album tamam i cili do dalë pastaj në shitje.

I pyetur për arsyen se pse nuk po e publikon tamam si album, ai thotë që dëshiron të punojë mirë në të, të dalë me diçka kualitative.

“Ja e boj mirë, ja s’e boj hiç”, thotë reperi Buta lidhje me publikim të albumit të ardhshëm, “Kur te boj s’ka me pasë ma të mirë mas meje”.

Këto fjalë i thotë me shumë siguri, pasi thotë se deri tani e ka dëshmuar një gjë të tillë, dhe në ç’do këngë publiku do ta shohë edhe vetë.

Nga ky Mixtape do dalë së shpejti edhe një këngë e re të quajtur {Ndjekja{ me videoklip. Videoklipi do fillojë xhirimet pas rreth një jave./Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark