Insajderi
Lajme

Paralajmërohet breshër në këtë zonë të Kosovës

Insajderi
26 May 2024 - 08:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Paralajmërohet breshër në këtë zonë të Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Për të dielën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira, ku kohë pas kohe dhe lokalisht pritet të ketë rrebeshe shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Reshjet më të përqëndruara parashihet të jenë në Rrafshin e Dukagjinit. Ka mundësi të ketë breshër të vogël.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-35 km/h. Në zona të caktuara mund të ketë vrullshmëri të erës deri në 50 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 23°C. /MeteoKosova/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark