×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Paralajmërohet protestë për hapjen e rrugës “Xhorxh Bush” në kryeqytet

    Insajderi
    06 January 2024 - 19:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Më 14 janar në rrugën “Xhorxh Bush”, do të protestohet me kërkesën për hapjen e kësaj rruge në qendër të Prishtinës. Kështu ka paralajmëruar faqja “Vrojtuesit e Lagjes”.

    Përmes një postimi në Facebook, organizatorët e protestës kanë thënë se mbyllja e rrugës ka shkaktuar probleme në trafik e kolona të gjata.

    “Pas mbylljes së rrugës, kemi përballur një problem të vazhdueshëm me trafikun dhe kollonat e gjata që kanë shkaktuar ndërprerje në qarkullim. Protesta jonë është e organizuar në mënyrë paqësore dhe e ligjshme për të shprehur nevojën tonë për të hapur këtë rrugë të rëndësishme për qytetarët e lagjes. Data e protestës është 14.01.2024, ku pritet të mblidhemi në pikën e mbylljes së rrugës Xhoxh Bush në një shenjë solidariteti dhe thirrje për veprime”, thuhet në njoftim.

    Protesta do të mbahet me fillim prej orës 12:00.

    Kujtojmë se, me vendim të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, rruga në qendër “Xhorxh Bush” ka më shumë se një vit që është e mbyllur për qarkullim të automjeteve dhe është kthyer në shesh.

    Rama ka përsëritur disa herë se sheshi do të zgjatet deri te rrethi i flamurit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark