×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Paralajmëron Gjermania: Konflikti mes vendeve të Evropës dhe Rusisë mund të zgjasë me dekada

    Insajderi
    18 February 2024 - 08:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius paralajmëroi së fundmi se vendet evropiane dhe aleanca e NATO-s duhet të përgatiten për një konflikt të gjatë me Rusinë, në një fjalim në Konferencën e Sigurisë në Mynih të shtunën.

    Përpjekjet për ta përfshirë Rusinë në një arkitekturë më të gjerë evropiane të sigurisë pas Luftës së Ftohtë kanë dështuar, deklaroi Pistorius në Mynih

    “Të gjitha këto përpjekje bien ndesh me strategjinë e Kremlinit për të rivendosur dominimin e tij në Evropën Lindore dhe Qendrore”.

    “Aleatët perëndimor duhet të qëndrojnë me vendosmëri pas Ukrainës, pa marrë parasysh për sa kohë që presidenti rus Vladimir Putin do të vazhdojë këtë luftë të paligjshme dhe të pakuptimtë kundër një kombi sovran, liridashës”, theksoi Pistorius.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark