×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Paralajmëron Komuna e Prishtinës: Rruga “Xhorxh Bush”, do të mbyllet edhe për autobusë e taksi

    Insajderi
    18 September 2023 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtorisë i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, ka paralajmëruar se rruga “Xhorxh Bush”, do të mbyllet edhe për autobusë e taksi, bazuar në projektin e Bankës Botërore, që siç ka thënë ai, do të shndërrohet në hapësirë për gjelbërim.

    Musliu ka thënë se rruga do të jetë hapësirë me mobileri urbane dhe do të lidhet me sheshet “Zahir Pajaziti”, “Nëna Terezë” dhe “Skënderbeu”.

    “Ne po i presim detajet e projektit nga konsulenca e kontraktuar nga Banka Botërore, do të hyjmë me intervenime e do të shohim cili do të jetë vendimi final. Nga ajo që kam parë deri më tani ka qenë që të ndërpritet për qarkullim edhe për vetura edhe për autobusë. Rruga është ndërprerë për disa aktivitete që kanë qenë në kuadër të Drejtorisë së Kulturës e edhe të Sportit, por po i presim detajet e fundit e pastaj të fillojmë punimet. Në bazë të asaj që kam parë në projekt, rruga do të ndërpritet për qarkullim edhe per vetura, taksi dhe autobusë. Nuk do të lirohet as për autobusë e as për vetura, do të kthehet në shesh dhe në hapësirë me mobileri urbane, në hapësirë me gjelbërim”, ka potencuar ai në KTV.

    Drejtori i Shërbimeve Publike ka folur edhe për ndriçimin smart, që siç ka thënë ai, është më i kushtueshëm, por më efektivë.

    “Kryeqytetit i duhet një ndriçim i tillë, ka një kosto më ndryshe, sfidues është buxheti, si Drejtori s’kemi një buxhet për të vazhduar ndriçimin, por mendoj se ndriçimi duhet të shtrihet në kryeqytet…Mbi 50 rrugë kemi arritur t’i ndriçojmë për herë të parë, sivjet do t’i bëjmë mbi 100 rrugë me ndriçim publik për herë të parë”, ka theksuar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark