Insajderi
Lajme

Parandalohet futja e pajisjeve të ndaluara në burgut të Dubravës- SHKK jep detaje

Insajderi
26 October 2024 - 19:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parandalohet futja e pajisjeve të ndaluara në burgut të Dubravës- SHKK jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shërbimi korrektues ka njoftuar se shtatë telefona të cilët u tentuan të futeshin brenda burgut të Dubravës, janë kapur nga Departamenti për Siguri i kësaj Qendre Korrektuese.

“Sot, Departamenti për Siguri në Qendrën Korrektuese të Dubravës, bazuar në burime të besueshme, mori informacion se në pjesën veriore jashtë perimetrit të murit do të tentohej të hidhej kontrabandë nga jashtë brenda”, shkruan në njoftim.

Gjatë kontrollit, u gjetën dy paketime të mbështjellura në qese najloni; në njërin prej tyre u gjetën katër telefona celularë, ndërsa në tjetrin tre.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, u organizua një plan për kontroll dhe bastisje. Gjatë kontrollit, u gjetën dy paketime të mbështjellura në qese najloni; në njërin prej tyre u gjetën katër telefona celularë, ndërsa në tjetrin tre”, u tha tutje në komunikatë.

Aty tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin, është njoftuar policia, dhe është themeluar një Komision Hetimor i Brendshëm për veprime të mëtejshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark