×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Parandalohet kontrabanda me mallra nga Serbia në Kosovë

    Insajderi
    12 October 2023 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës mbrëmë ka parandaluar pesë persona për kalim ilegal të kufirit dhe kontrabandimit me mallra në fshatin Kozarevë, Zveçan.

    Në njoftim thuhet se janë ndaluar pesë automjete të dyshuara, ku nga to katër me targa të Serbisë dhe një me targa të RKS-së.

    Gjatë kontrollit të mjeteve janë hasur sasi e konsiderueshme e mallrave (produkte ushqimore dhe higjienike) të dyshuara si të kontrabanduara nga Serbia në Republikën e Kosovës.

    Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit iniciohen rastet ‘kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare’ dhe ‘kontrabandim me mallra’, ku të njëjtat procedohen në procedurë të rregullt, ndërsa mjetet e përfshira në rast dhe mallrat e ngarkuara janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor Mitrovicë për procedura të mëtejme, në koordinim me Doganën e Kosovës për trajtim, sipas kompetencave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark