Insajderi
Lajme

Parandalohet kontrabanda me mallra nga Serbia në Zubin Potok, arrestohet një person pas të shtënave me armë

Insajderi
19 July 2026 - 10:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parandalohet kontrabanda me mallra nga Serbia në Zubin Potok, arrestohet një person pas të shtënave me armë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandës me mallra në komunën e Zubin Potokut.

Sipas njoftimit, më 19 korrik 2026, rreth orës 03:38, gjatë patrullimit në fshatin Bube, njësitë policore kanë vërejtur disa automjete të dyshuara.

Pasi nuk iu bindën urdhrave për ndalim, sipas njoftimit, zyrtarët policorë kanë përdorur armën zyrtare, në përputhje me autorizimet ligjore.

“Si rezultat, është arrestuar një person dhe është ndaluar një automjet VW Sharan, në të cilin janë gjetur pije alkoolike dhe joalkoolike pa dokumentacion përcjellës, të dyshuara si të kontrabanduara nga Serbia në Republikën e Kosovës. Nga incidenti nuk ka persona të lënduar.”, thuhet në njoftim.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë kompetente të hetimeve dhe forenzikës, ndërsa automjeti dhe mallrat janë sekuestruar.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti “Kontrabandimi i mallrave”, ndërsa i arrestuari është ndaluar për 48 orë.”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark