Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në Qendrën e Paraburgimit të Gjilanit është parandaluar futja e kontrabandës.
Sipas një njoftimi nga ky institucion një sasi e dyshuar e substancës narkotike është gjetur në rrobat e një të burgosuri.
“Sot rreth orës 12:00, në Qendrën e Paraburgimit të Gjilanit, gjatë kontrollit të pranimit të një të burgosuri, në rrobat e tij është gjetur një substancë e dyshuar narkotike. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe nuk do të tolerojë asnjë veprim që rrezikon rendin dhe sigurinë e këtyre institucioneve”, thuhet në njoftim.