×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Parandalohet kontrabandimi i qindra pakove të duhanit

    Insajderi
    04 October 2023 - 22:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia dhe Dogana e Kosovës kanë parandaluar kontrabandimin me mallra.

    Në rrugën malore të fshatit Malinë të Maqedonisë së Veriut që lidhet me fshatin Lubishtë të Kosovës, është vënë re një person i dyshuar i cili kishte ngarkuar tre kuaj me duhan të llojeve të ndryshme.

    Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pasi ka vërejtur zyrtarët policor është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit sasia e duhanit të ngarkuar i llojeve:

    Marlboro 220 pako me peshë rreth 500 gram copa,

    Duhan Sobrano 100 pako me peshë rreth 500 gram copa,

    Duhan Davidof Argentina 20 pako me peshë rreth 500 gram copa,

    Duhan Davidof Slims 100 pako me peshë rreth 500 gram copa, si dhe

    Duhan Oriental 60 pako me peshë rreth 500 gram copa, është dërguar në terminalin doganor përkatës, ndërsa kafshët/kuajt tërhiqen përmes kompanisë së kontraktuar nga Dogana e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark