×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Parandalohet kontrabandimi me cigare në Gjakovë – Dogana del me njoftim

    Insajderi
    19 June 2023 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar kontrabandimin me cigare, cigare elektronike e produkteve të tjera të duhanit në Gjakovë, shkruan Insajderi.

    “Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personave përgjegjës”, thuhet në njoftim teksa nuk është bërë e ditur vlera monetare.

    Aksioni është realizuar pas njoftimit nga qytetarët përmes aplikacionit e-dogana.

    “Pas pranimit të informatave nga qytetarët përmes aplikacionit e-dogana se në qytetin e Gjakovës, respektivisht në një njësi biznesi tregtohet cigare pa banderola, njësit relevante të Doganës kanë organizuar një kontrolle”, thuhet në njoftim.

    “Me këtë rast është gjetur një sasi e konsiderueshme e cigareve, cigareve elektronike, dhe produkteve e të tjera të duhanit për të cilat personi përgjegjës, pala nuk posedonte dokumente dhe si të tilla janë kontrabanduar në Kosovë”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark