×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Parandalohet një rast i kontrabandimit me mallra nga Maqedonia e Veriut

    Insajderi
    28 February 2023 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia kufitare e Kosovës mbrëmë në Mjak të Vitisë kanë ndaluar automjetin transportues me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Aty janë konfiskuar pako të cigareve.

    Policia njofton se “gjatë kontrollit të automjetit nga autoritetet janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e filterëve të cigareve (128 pako x 10 000 filtera për pako), gjithsej (1,280,000-një milion e dyqind e tetëdhjetë mijë copë filtër) për të cilat i dyshuari nuk kishte dokumentacion të rregullt”.

    Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar në procedurë të rregullt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark