×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Parandaluan kontrabandimin e armëve nga paramilitarët e Radoiçiqit”, politikani serb ka një version për arsyen e kidnapimit të policëve kosovarë

    Insajderi
    20 June 2023 - 17:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, ka thënë se është informuar në mënyrë jo-direkte se policët kosovarë të kidnapuar në zonën kufitare Kosovë-Serbi nga forcat serbe, zbuluan kontrabandimin e armëve nga forcat paramilitare të Milan Radoiçiq.

    Bogdanoviq këtë e ka thënë në ‘Twitter’-in e tij, teksa shtoi se, sipas informacioneve që ka, këto forca paramilitare të Radoiçiq, të sanksionuarit të SHBA-së, po ruheshin nga njësitet anti-terroriste të policisë serbe, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Jam informuar në formë indirekte se arsyeja e kidnapimit të policëve kosovarë është se ata zbuluan transfere ilegale të armëve nëpërmjet kufijve të Serbisë dhe Kosovës nga forcat paramilitare të Radoiçiqit, nën mbrojtjen e njësiteve anti-terroriste të policisë së Serbisë”, deklaroi ai.

    Kryeministri Albin Kurti ka treguar se shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, i ka vizituar tre policët e rrëmbyer.

    Kurti tha se policët i kanë rrëfyer Jetishit momentin e rrëmbimit nga njësitë serbe.

    “Vetë ngjarja e rrëmbimit të policëve ka ndodhur në Kosovë, rrëmbimi nuk ka ndodhur në Serbi. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe me zyrën ndërlidhëse në Serbi. Ambasadori Jetish Jashari ka vizituar policët ndaras sot, përshkrimi se si ka ndodhur rrembi është i njëjtë nga të tretë. Ata thonë se rrëmbimi ka qenë tek tryeza duke ngrënë drek dhe 15 persona (ushtarak serb) i kanë sulmuar dhe i kanë rrëmbyer. Te tret kanë rrëfyer njëjte kur janë pyetur ndaras nga ambasadori Jetish Jashari”, u shpreh tutje Kurti. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark