Për atë që kanë bërë gjatë gjithë sezonit, lirisht mund të themi se të gjithë futbollistët e Eintracht nga Frankfurt janë heronj për shkak të fitimit të trofeut të Ligës së Evropës.
Megjithatë, epiteti i heroit kur bëhet fjalë për ndeshjen finale kundër Glasgoë Rangers i shkon portierit, Kevin Trapp, i cili ndaloi goditjen e Aaron Ramsey në serinë finale të penalltive për 5:4.
Trap është padyshim më merituesi që skuadra e tij arriti edhe në penallti, sepse në fundin e shtesës së dytë e ruajti rrjetën në dy raste me reflekse të mëdha.
Po shënohej minuta e 118-të kur Trapp e priti një goditje nga rreth pesë metra të kundërshtarit të tij. Dy minuta më vonë ai priti edhe goditjen tjetër nga faulli e cila po shkonte drejt rrjetës.
Më poshtë mund t’i shihni dy rastet.