×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Parashikimi i motit për ditën e sotme

    Insajderi
    16 April 2024 - 08:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot do të mbajë mot i ngrohtë, megjithëse do të kalojnë më shumë vranësira. Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-14m/s, e në pjesë të Dukagjinit dhe Drenicës edhe të fuqishme me hove deri në 20m/s (70km/h).

    Temperaturat minimale zbresin në 11C e 13C, e ato maksimale paksa më të ulëta, deri në 23C e 25C. Gjatë mbrëmjes të reshura shiu paraqiten fillimisht nga pjesë perëndimore të vendit, e deri në mesnatë edhe pjesë tjera, njofton Prishtina Weather.

    Sot gjithashtuparashihet të depërtojnë edhe koncentrime më të larta të pluhurit saharian pranë sipërfaqes, që mund të çojnë vlerat e çastit të indeksit të cilësisë së ajrit në të dobëta, apo ndotje më të rritur.

    Më shumë të reshura shiu priten ditën e mërkurë dhe enjte, që aty këtu mund të shoqërohen edhe me bubullima. Temperaturat zbresin në 12C e 14C të mërkurën e të enjten në 9C.

    Në vise malore priten të reshura dëbore. I paqëndrueshëm parashihet moti ditën e premtë, me mundësi për reshje lokale shiu, e të shtunën shfaqen sërish kushte për më shumë shi. Nëse temperaturat minimale zbresin fare pranë 0C, nuk përjashtohen mundësi që reshje dëboëre të shfaqen edhe në pjesë të Prishtinës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark