Insajderi
Lajme

Parashikimi i motit për ditën e sotme – Ngriten temperaturat

Insajderi
13 June 2026 - 08:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parashikimi i motit për ditën e sotme – Ngriten temperaturat
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që pritet të mbajë gjatë kësaj fundjave.

Sot, e shtune, IHMK, ka bërë të ditur se do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat, siç shton IHMK, pritet të lëvizin mes 8-11, dhe, 20-23 gradë celsius.

Postimi:

Parashikimi i motit për fundjavën (13–14 qershor 2026)

 Reshjet e shiut që përfshinë vendin gjatë ditës së djeshme kanë pasur ndikim shumë pozitiv në mjedis dhe në sektorë të ndryshëm të jetës. Këto reshje kanë përmirësuar lagështinë e tokës, duke krijuar kushte më të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore, kanë ndikuar në uljen e përqendrimit të ndotësve në atmosferë dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit, si dhe kanë kontribuar në shtimin e rezervave ujore sipërfaqësore dhe nëntokësore, të rëndësishme për furnizimin e popullsisë me ujë dhe për ekosistemet natyrore.

 E shtunë, 13 qershor 2026

Mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

 Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11°C, ndërsa temperaturat maksimale të ditës do të arrijnë ndërmjet 20 dhe 23°C.

 Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1–5 m/s.

 E diel, 14 qershor 2026

Parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shi Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 24 deri në 27°C.

 Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1–6 m/s.

 Indeksi UV

Indeksi UV gjatë intervaleve me diell do të jetë i moderuar deri i lartë. Prandaj, rekomandohet shmangia e ekspozimit të zgjatur ndaj rrezeve të diellit, veçanërisht të dielën nga ora 10:00 deri në 16:00, për të reduktuar rrezikun nga rrezatimi ultravioletKëshillë: Fundjava do të karakterizohet nga mot relativisht i këndshëm, me temperatura në rritje dhe kushte të favorshme për aktivitete në natyrë, sidomos gjatë ditës së shtunë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark