Jo të gjithë e festojnë 90-vjetorin të ulur në karrige me tortën përpara. Beth Roberts nuk bën pjesë tek këta njerëz.
E moshuara amerikane zgjodhi një mënyrë aspak të zakonshme për të festuar ditëlindjen e saj: u hodh me parashutë nga avioni për të parën herë në jetë.
Rënia e lirë zgjati për rreth një minutë përpara se parashuta të hapej.
Aq e shijoi gjyshja nga Idaho eksperiencën e rrallë sa të afërmve dhe miqve që e shoqëronin u tha se do ta përsërisë kur të kremtojë 95-vjetorin.