Insajderi
Lajme

Paris Guri për deklaratën e Donika Gërvallës: Ishte skandaloze, qeshte në një ditë zie

Insajderi
27 October 2026 - 16:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Paris Guri për deklaratën e Donika Gërvallës: Ishte skandaloze, qeshte në një ditë zie
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres Donika Gërvalla për rastin e Arlinda Zekajt, të bërë gjatë seancës së jashtëzakonshme të së hënës.

Guri e ka vlerësuar deklaratën e Gërvallës si skandaloze, duke theksuar se pas tragjedisë së ndodhur, Ministria duhej të shpallte ditë zie si shenjë respekti dhe solidariteti.

“Deklarata e Donika Gërvallës ishte skandaloze, ministria atë ditë qeshte në seancë me një tragjedi shtetërore ku duhej ditë zie”, ka deklaruar Guri.

Gërvalla kishte deklaruar se Arlinda Zekaj nuk i ishte drejtuar Qeverisë për të kërkuar ndihmë para se të vritej dhe se, po ta kishte bërë këtë, institucionet ndoshta do të angazhoheshin për ta ndihmuar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark