“Gjithsej, pesë deri në gjashtë miliardë euro do të investohen në këtë iniciativë”, njoftoi ministri francez i Ekonomisë Bruno Le Maire gjatë një konference për shtyp në Bercy në prani të homologut të tij gjerman, Peter Altmaier dhe të komisionarit evropian për Energjinë, Maros Sefcovic.
“Kjo shumë do të përbëhet nga 1,2 miliard euro në maksimum nga subvencione publike dhe rreth katër miliardë eurove para private”, shtoi ministri francez.