×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Parlamenti Europian për Insajderin: Për vizat votohet të martën

    Insajderi
    15 April 2023 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    18 prill pritet të bëhet votimi i fundit për LIBERALIZIMIN e vizave të kosovarëve.

    Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, zëdhënës i Parlamentit Europian, Ojamo Janne.

    Se kështu do të ndodhë e thotë edhe faqja e Komitetit për Drejtësi dhe Liri Civile të Parlamentit Evropian (LIBE) në Twitter, aty ku ka publikuar agjendën për datat 17-20 prill.

    Komiteti LIBE njofton se më 18 prill në planin e ditës do të jetë votimi i vizave për kosovarët, që parashihet të ndodh rreth orës 12:00-13:00, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ky votim do të ndodh pas atij që ndodhi në LIBE më 23 mars, ku u miratua përfundimisht liberalizmi i vizave për Kosovën.

    Ndryshe, më 9 mars, Këshilli i Ministrave të BE-së ka votuar pro liberalizimit të vizave për kosovarët, shkruan Gazeta Insajderi.

    Shiko edhe:

    @insajderiinsajderi #shqiptare #shqipe #kosova #montenegro #tiktokkosova #gjuhashqipe #shqip #kosovaisalbania #fyp #viral #lajmeshqip #lajmetefundit ♬ original sound – GazetaInsajderi

    Ndryshe, krejt në fund Akti ligjor do të nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian.

    …dhe pasi vendimi të publikohet në Gazetën Zyrtare, duke përfshirë datën e hyrjes në fuqi do të duhej të ndodhë Liberalizimi i shumë pritur për kosovarët, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ndryshe, nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë BE-së, vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Shengen.

    Kosova, ashtu si edhe Bosnje e Hercegovina, ka vetëm Marrëveshje Stabilizimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok.

    Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ndërkaq, i kanë hapur negociatat për anëtarësim në BE, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    © Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark