Kjo marrëveshje është miratuar me shumicë votash, derisa do të fillojë së zbatuari sapo të gjitha vendet anëtare të japin miratimin e tyre final.
Sipas marrëveshjes, të dyja palët do të eliminojnë tarifat në mallra dhe shërbime në pesë vjetët e ardhshme.
Ky pakt po ashtu parashihet të ofrojë mundësi për biznese për të dyja palët, ashtu që ato të zgjerojnë rajonin ku veprojnë, por edhe do t’iu lejojë kompanive evropiane që të konkurojnë për kontrata të prokurorimit publik në Singapor.
Bashkimi Evropian dhe Singapori realizojnë tregti në vlerë të 50 miliardë eurove në mallra dhe 40 miliardë eurove tjera në shërbime brenda një viti.