Insajderi
Lajme

Partia e Drejtësisë uron Kadri Veselin

Insajderi
07 May 2016 - 20:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Partia e Drejtësisë ka uruar Kadri Veselin pas zgjedhjes së tij në krye të Partisë Demokratike të Kosovës.

PD vlerësson se zgjedhja e tij në krye të partisë më të madhe në vend do të ndikojë pozitivisht në qëndrueshmërinë politike si brenda PDK-së, ashtu edhe jashtë saj.

PD i uron Veselit suksese në angazhimet e tija në krye të PDK-së, duke theksuar se një stabilitet brenda kësaj partie do të thotë stabilitet edhe brenda institucioneve të vendit, thuhet në një komunikatë për media

Partia e Drejtësisë, është e përkushtuar të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha subjektet politike të cilat janë të angazhuara në ndërtimin e qëndrueshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës, ngase konsideron se vetëm në këtë mënyrë mund të shtyhen përpara proceset shtetndërtuese dhe integruese.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark