Partia opozitare serbe e krahason Thaçin me oficerin boshnjak që ishte në Hagë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Partia opozitare serbe e krahason Thaçin me oficerin boshnjak që ishte në Hagë

    Insajderi
    30 June 2016 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grupi parlamentar i lëvizjes opozitare në Serbi, Dveri, po kërkon të ndalojë krimin e një draft rezolute që e shpall të fajshëm gjenocidin e Srebrenicës, dhe këtë e argumentojnë me mos-dënimin e boshnjakëve dhe shqiptarëve që sipas tyre, kanë kryer krime lufte ndaj serbëve.

    E në mesin e këtyre që sipas “Dver”-it kanë kryer krime lufte, është edhe presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi.

    Në përgjigje të këtij propozimi, e cila është dërguar në procedurë parlamentare një grup i partive, si SDA Sanxhaku, LSV-partia e gjelbër dhe partia Dveri theksojnë se janë të gatshëm për normalizimin e marrëdhënieve me popujt e rajonit, por që “në Srebrenicë nuk ka ndodhur gjenocid”.

    Ata këtë mos-pranimin të gjenocidit e argumentojnë edhe me Hashim Thaçin, duke e konsideruar se njerëzit që “kryen krime ndaj popullatës serbe dolën të pafajshëm nga Tribunali i Hagës dhe po ecin të lirë si në Prishtinë po ashtu edhe në Sarajevë.”

    “Çka të thuhet më tepër, ata kanë njerëz të fortë ekonomikisht me funksione shtetërore, të tillët si Naser Oriç dhe Hashim Thaçi” thuhet në deklaratën e partisë “Dveri”.

    Dveri tregon se sulmi i korrikut të 1995 nuk ishte i vetmi, shkruajnë mediet serbe, transmeton Insajderi.

    “Ne duhet të marrim në konsideratë të gjitha krimet të ndodhura në rajonin e Srebrenicës  nga mesi viteve 1992-1995. Vetëm e vërteta mund të na çlirojë me qëllimin përfundimtar që populli i Bosnjës dhe Serbisë të jetojnë në paqe” thuhet në deklaratën e Dverit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark