×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pas 108 orësh, nëna dhe tre fëmijët e saj shpëtohen nën gërmadhat e ndërtesës në Turqi

    Insajderi
    10 February 2023 - 18:25
    Termet
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Turqia është goditur gjatë ditës së hënë nga dy tërmete të fuqishme duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të mëdha materiale.

    Shumë ekipe të kërkim-shpëtimit po luftojnë me kohën për të gjetur të mbijetuar nën gërmadhat e ndërtesave të rrënuara.

    Ekipet e zjarrfikësve të qytetit të Antalias, 108 orë pas tërmetit, shpëtuan të gjallë nënën dhe tre fëmijët e saj nga rrënojat në Hatay.

    Pas tre orë përpjekjesh intensive, ekipet nxorën nga rrënojat 41-vjeçaren Neslihan Karadeniz dhe fëmijët e saj, Fatma 21-vjeçare, Munire 15-vjeçare dhe Ramazan 7-vjeçar.

    Raportohet se tashmë nëna dhe tre fëmijët i janë dorëzuar ekipeve mjekësore për trajtime të mëtejme.

    Ndryshe, të paktën 19,388 njerëz kanë vdekur ndërsa 77,711 persona janë lënduar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark