Kasper Schmeichel ka përfunduar transferimin e befasishëm te Nice nga Leicester.
Leicester City ka qenë vet e para që e ka konfirmuar largimin e portierit pas më shumë se një dekade.
“Pas 11 vitesh me Leicesterin, Kasper Schmeichel i është bashkuar Nice, duke i dhënë fund aventurës së tij të pabesueshme me Dhelprat”, shkruan klubi anglez.
Schmeichel, djali i legjendës së Manchester United, Peter, ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me skuadrën franceze.
Portieri danez iu bashkua Leicesterit në vitin 2011 pas një sezoni te Leeds United.
Dhe që atëherë ai është bërë një legjendë e klubit, me 478 paraqitje, duke ndihmuar klubin të fitonte titullin e Ligës Premier në vitin 2016.
Danezi ishte zv/kapiten i asaj skuadre dhe më pas mori shiritin në krah pasi Wes Morgan u tërhoq, duke vazhduar të fitonte FA Cup FA në vitin 2021. /Telegrafi/