×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    “Pas 14 nëntorit, VV ka mundësi që të dyfishojë numrin e komunave që i ka menaxhu deri tash”

    Insajderi
    01 November 2021 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në zgjedhjet e 17 tetorit Lëvizja Vetëvendosje nuk fitoi asnjë komunë, ndërsa në balotazh do të ballafaqohet për 12 komuna. Për rezultatin e partisë së Kurtit në zgjedhjet lokale foli edhe ish-deputeti i kësaj partie, Dardan Sejdiu.

    I pyetur se a ishte rezultati i 14 shkurtit një lloj komoditeti i tepruar i VV-së dhe a ndikoi qeverisja 8 mujore në rezultatin zhgënjyes të 17 tetorit, Sejdiu tha se kushdo që është në pushtet merr faturën.

    Rrjedhimisht, puna e bërë në qeveri reflektoi në zgjedhjet lokale.

    “Ta themi troç, kushdo që është në pushtet merr faturën, çfarëdo që është, pra nëse je në pushtet 8 muaj, fillojnë faturat për veprim mos veprim për kalim, injorim, arrogancë për gjithçka sepse qytetarët janë njerëz që vrojtojnë, shohin e vërejnë në jetët e tyre a po ndryshon diçka për të mirë apo jo dhe secili e personalizon, individuanilozon normalisht që kur vijnë zgjedhjet pas një periudhe të caktuar mbi qeverisjen qendrore dhe atë e reflekton edhe në qeverisjen lokale”, ka thënë Sejdiu për Insajderin.

    Duke folur për rezultatin e 17 tetorit, Sejdiu tha se zgjedhjet parlamentare i fitoi Kurti dhe jo Vetëvendosje.

    “Në anën tjetër, zgjedhjet e 14 shkurtit i ka fitu zotëri Kurti jo Vetëvendosja dhe në zgjedhjet lokale, zotëri Kurti nuk garon dhe qytetarët janë të vetëdijshëm që kandidatët për kryetarë dhe kryetarët do të qeverisin me komunën dhe jo kryeministri. Po do të jetë ndoshta një lajm i mirë që kryetari i komunës dhe kryeministri me qenë i të njëjtës parti por kjo nuk dmth kurgjo hic ka komuna që janë qevrisur prej dikujt tjetër dhe asnjëherë komuna nuk ka pasur telashe me qeverisjen qendrore”, deklaroi ai.

    Më 14 nëntor pritet të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Sejdiu thotë që LVV ka gjasa të dyfishojë numrin e komunave që ka menaxhuar deri tani.

    “Unë besoj që në 12 komuna në balotazh, Lëvizja Vetëvendosje ka mundësi që të dyfishojë numrin e komunave që i ka menaxhu deri tash. Deri tash ka menaxhu me tre komuna ose së paku i ka fitu 3 komuna. Ka menaxhu me dy prej tyre së paku dy vjet dhe mund t’i dyfishojë ato. A mund t’i dyfishojë kjo është çështje që qytetarët vendosin, por që gjithsesi çdo veprim në nivelin qendror reflekton në sentimentin qytetarë karshi pushtetit”, potencoi ish-deputeti.

    Kujtojmë që në zgjedhjet e 2017-ës, Lëvizja Vetëvendosje fitoi komunën e Prishtinës, Prizrenit dhe Kamenicës. Në zgjedhjet e 17 tetorit, VV garon për Prishtinën, Prizrenin, Podujevën, Gjilanin, Gjakovën, Kamenicën, Shtimën, Fushë Kosovën, Rahovecin, Kaçanikun, Obiliqin e Vitinë.

    Intervista e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark