×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pas 18 vitesh e braktis politikën ish-deputeti i LDK-së që e kishte “zbuluar” fisin Kalashi

    Insajderi
    13 November 2022 - 21:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tash e tutje, zhvillimet politike do t’i ndjek në distancë.

    Adem Salihaj i ka dhënë fund angazhimit në Lidhjen Demokratike. Vendimin e bëri publik në Facebook, përmes një shkrimi të gjatë me 1 mijë e 389 fjalë. Nuk tregoi nëse ka pasur krisje me partinë e partisë, veçse tha se po i hap rrugë të rinjve.

    “Shpresoj se do të gjenden njerëz që do ta vazhdojnë vizionin rugovian dhe frymën e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, tri shtyllat kryesore dhe tri vlerat më të mëdha të partisë sonë, të vendosura nga Presidenti Rugova. Unë dëshiroj që, tash e tutje, t’i përkushtohem familjes dhe shkrimeve”, shkroi ai.

    Ndër më të moçmit në Lidhje, Salihaj ishte kryeministri më jetëshkurtër në Kosovë, pasi ushtroi vetëm 20 ditë këtë detyrë, më 2005, kur Ramush Haradinaj dha dorëheqje.

    Më gjatë qëndroi si deputet, kurse 18 vjet udhëhoqi degën e LDK-së në Ferizaj. Në vitet e 90-ta, ishte edhe komandant i shtabit ushtarak të Ferizajt, nën Ministrinë e Mbrojtjes të themeluar nga Ibrahim Rugova.

    Pas vdekjes së këtij të fundit, Salihaj u nda nga LDK më 2006, për ta themeluar Lidhjen Demokratike të Dardanisë, por që u rikthye më 2010.

    Ish i burgosuri politik mbajti 12 vjet burg nën Jugosllavi. Ndërsa pas luftës, ai njihet për atentatin që iu bë, gjë për të cilën kishte fajësuar shumë politikanë kundërshtarë të kohës.

    Deklarimet e nxehta mediale, i kishin mbledhur shumë gazetarë në këtë konferencë të hapur më 2016, por që Salihaj kishte zgjedhur të fliste për një fis të lashtë ilir në afërsi të Afganistanit, të quajtur Kalashi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark