Në takimin Gjilani – Ballkani është realizuar goli i parë nga skuadra mysafire, që në aksionin e parë, shkruan Insporti.
Lojtari më në formë tek skaudra e Ballkanit, Ermal Krasniqi ka arritur të realizojë ndaj Gjilanit vetëm pas 30 sekondave lojë.
Kjo është ndeshja e 25-të për Ermal Krasniqin me Ballkanin.
Në të kaluarën, Krasniqi ka luajtur për ekipe si Malisheva e Llapi.
Kjo është ndeshja e 13-të e trajnerit Ilir Daja me Ballkanin, ku ka vetëm dy humbje.
/Insporti.com