×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pas 5 minutash shfaqet në “ring” Haki Abazi, sfidon Kurtin me video/audioincizime

    Insajderi
    16 February 2023 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kanë mbetur edhe pesë minuta nga nisja e duelit të famshëm, Haki Abazi kundër Albin Kurtit. ‘Ring’ ky që u paralajmërua për orën 10:00.

    Tashmë dihet se kryeministri Kurti ka urdhëruar që Abazi të shkarkohet nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë si dhe për heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë.

    Kështu, deputeti Abazi thirri mediat në konferencë, e cila do të mbahet sot në hollin e Kuvendit të Kosovës.

    Përveç deklarimit për urdhër shkarkimin ndaj tij, Abazi paralajmëroi se në këtë konferencë do të flas edhe për disa audio/video inçizime, që sipas tij, Kurti po kërkon t’i mbulojë me urdhërin e dhënë për shkarkimin e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark