“Një mesatare prej 9 vjetësh…”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti teksa foli për periudhën që nevojitet për anëtarësim të Kosovës në Bashkim Evropian, shkruan Insajderi.
“Një mesatare prej nëntë vjetësh është reale për Republikën e Kosovës”, tha Kurti në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin çek për Çështje Europiane, Mikuláš Bek.
“Letra që e kam sjellë bartë shpresat dhe ëndrrat e qytetarëve tanë që kanë punuar me shumë zell për të arritur në këtë ditë”, u shpreh i pari i ekzekutivit.
Të mërkurën është bërë hapi zyrtari Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian, me nënshkrimin e aplikimit për anëtarësim të Kosovës në BE.
Krerët e shtetit e kanë konsideruar këtë si moment historik që i hap rrugë fillimit të procesit të anëtarësimit dhe integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.