×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Pas Apple edhe Samsung vuan

    Insajderi
    01 February 2019 - 21:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Samsung kohë më parë kishte paralajmëruar se të ardhurat për tre mujorin e katërt të 2018-ës do të shënonin një rënie të ndjeshme.

    Prodhuesi Korean i elektronikës ka pasur të drejtë për shkak të rënies së kërkesës për çipet e memories, një prej bizneseve më fitimprurëse të Samsung vitet e fundit.

    Për tre mujorin e katërt kompania ka shënuar 53.4 miliardë dollarë të ardhura, një rënie me 10% krahasuar me një vit më parë.

    Fitimi prej 9.7 miliardë dollarësh përllogaritet të ketë rënë gjithashtu me 29%.

    Biznesi i çipeve të memorie, NAND dhe DRAM, padyshim është ndikuar edhe nga rënia e shitjeve të smartfonëve. Ky trend sipas kompanisë do të ndikojë edhe në biznesin e ekraneve për tre mujorin e parë të 2019-ës.

    Divizioni mobil tashmë vuan nga një rënie e fitimit dhe nuk ka për të ndryshuar shpejtë situata.

    Gjigandi Korean shpreson që Galaxy s10 që do të prezantohet muajin e ardhshëm do të bëjë diferencën.

    Rëniet e të ardhurave dhe fitimit do të vijojnë ndërsa Samsung i trembet kërkesës së dobët për çipe memorie. Por performanca e tre mujorit të katërt nuk ndikoi në atë vjetor ku kompania gjeneroi 220 miliardë dollarë të ardhura dhe 53 miliardë dollarë fitim duke vendosur një rekord të ri. /PCWorld Albanian

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark