×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Musliu: Haj medet çka ishin kanë, ju dul era n’katër anë!

    Insajderi
    20 April 2023 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dje është arrestuar kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.

    Ai u dërgua në mbajtje për 48 orë për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ndërkaq, sot deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu nëpërmjet një postimin në rrjetin social Facebook ka ironizuar me situatën.

    “Ende s’keni parë gjë nga fitorja plebishitare. Dhe për këto dy vite qeverisje krejt çka mund të themi është: Haj medet çka ishin kanë, ju dul era n’katër anë!”, ka shkruar ajo.

    Në fund të shkrimit Musliu ka vendosur dy qershi, si vazhdim i batutës së saj drejtuar kryeministrit, Albin Kurti “Dreqi t’hangt s’le qërshi pa hangër”./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark