×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pas arrestimit të tetë personave – reagon Sveçla, zotohet për diçka

    Insajderi
    17 September 2021 - 21:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të tetë personave të dyshuar për “Fajde” në tri komuna të ndryshme.

    Sveçla, me anë të një postimi, ka thënë se do të zhduket haraçi e fajdja, në përpjekje që ta bëjë Kosovën një vend më të sigurt.

    “Në Republikën e Kosovës më nuk ka vend për veprimtari të tilla kriminale dhe për këtë jemi të vendosur. Fajden e haraçin do ta zhdukim, Kosova do të jetë vend i sigurt”, ka shkruar ai.

    Policia e Kosovës më herët ka njoftuar se në tri raste të ndara, në tri rajone, ka arrestuar tetë persona nën dyshimin e bazuar të kryerjes së veprave penale ‘fajde’, ‘detyrim’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.

    Gjatë operacioneve janë sekuestruar 44,150 euro para kesh, në llogaritë e të dyshuarave janë ngrirë mbi 61,000 euro, dy revole, një pushkë e gjuetisë, 106 fishekë (kalibra të ndryshëm), tri vetura, fletore dhe dokumente të ndryshme relevante për rastet dhe shtatë telefona.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark