×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pas arritjes së marrëveshjes, Aliu tregon si do të veprojë Policia

    Insajderi
    12 July 2023 - 12:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu në një konferencë për medie ka sqaruar se di do të veprojë Policia e Kosovës në veri pas arritjes së marrëveshjes së mbrëmshme.

    Ai tha se nuk do të ketë tërheqje të Policisë përreth ndërtesave të komunave, as nga stacionet policore e pikat kufitare, por vetëm reduktim të numrit për 25%.

    “Nuk ka tërheqje të Policisë as nga ndërtesat as përreth tyre, nuk ka tërheqje as nga stacionet, as nga pikat kufitar, brenda ndërtesa dhe përreth tyre zvogëlohet numrin për 25%, p.sh nëse kanë qenë 8 mbesin 6 policë. As që është vënë në diskutim çështja e veprimit të Policisë”.

    Marrëveshja parasheh: Reduktimin e menjëhershëm të 1/4 të policëve që gjenden brenda ndërtesave komunale apo në afërsi të tyre. Pra, 25% e policëve do të zhvendosen diku tjetër në po ato komuna dhe do të vazhdojnë detyrën atje ku ka më shumë nevojë për ta, meqenëse konsiderojmë se pranë ndërtesave komunale situata tash e dy javë është krahasimisht shumë më e qetë.

    Policia e Kosovës, në varësi të rrethanave, bashkë me EULEX-in dhe KFOR-in do ta vlerësojnë gjendjen e sigurisë, me synimin që eventualisht të shihen mundësitë për zvogëlim të mëtejshëm të pranisë policore në ndërtesat komunale apo në afërsi të tyre. Kjo ishte kërkesë e jona që nga fillimi, duke qenë se sundimin e ligjit dhe qetësinë e sigurinë, i shohim si interes i përbashkët i të gjitha palëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark