×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pas basistjeve të fundit Çitaku kritikon Specialen: Ka përfunduar në një mekanizëm përndjekës, duke konfiskuar telefona

    Insajderi
    10 March 2024 - 13:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka quajtur absurd procesin gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK’së.

    Sipas Çitakut, Specialja ka përfunduar në mekanizëm përndjekës, duke konfiskuar telefona e bastisur shtëpi, dhe duke u përpjekur të instalojë frikë e terror.

    “Një Gjykatë e cila kishte për detyrë të bënte drejtësi pas akuzave monstruoze e të fabrikuara për trafikim organesh, ka përfunduar në një mekanizëm përndjekës, duke konfiskuar telefona, duke bastisur shtëpi, e duke u përpjekur të instalojë frikë e terror. Mungesa e provave në proces po mundohet të kompenzohet me krijim të dramave këtu brenda Kosovës”, ka shkruar Çitaku në rrjetin e saj në Facebook.

    Për fund ajo ka thënë se Gjykata Speciale do të dështoj.

    “Keni me dështu. Nuk ju frikësohet askush. Sepse nuk kemi pse. Dielli do të lindë përsëri”, është shprehur ajo.

    Postimi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark