×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Pas daljes nga Bigu, Ermiona shihet në prani të opinionistit të BBV

    Insajderi
    02 March 2023 - 18:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Banorja tashmë e shkualifikuar nga Shtëpia e Big Brother Vip Albania 2, Ermiona Lekbello ka marrë vëmendjen e gjithë publikut.

    Ajo së fundmi është parë në praninë e opinionistit të Big Brother Vip Kosova, Olti Curri, shkruan Insajderi.

    Në një video të publikuar në Tik-Tok, Curri dëgjohet duke thënë “I love you”, teksa paraqitet Ermiona që në formë shakaje i thotë që po e thotë si “katundar” shprehjen “I love you”.

    E gjithë kjo ironi, nuk ka ndodhur kot. Ermiona e cila ka vite që jeton në SHBA, është dëgjuar jo rrallë herë teksa fliste anglisht brenda shtëpisë. E që banorë me rast edhe kanë bërë shaka me këtë veprim të saj.

    “Nesër fillojmë me anglishten, ka ardhë zysha”, dëgjohet duke thënë Olti, Ermionës.

    @meme.shqip.live #memeshqiplive #viral #fyp ♬ original sound – Shqipez🇦🇱

    Dyshja kanë prejardhje nga i njëjti qytet, Durrësi.

    Një ditë më parë, në shtëpi arriti zarf i zi ka në shtëpinë e BBV. Në zarfin e zi shkruhej se pas paralajmërimit të mbrëmshëm nga “Vëllai i Madh”, këngëtarja ka ushtruar “në mënyrë të përsëritur” dhunë verbale, ndaj është përjashtuar menjëherë.

    Ermiona pati një debat të fortë me Oltën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark