×
  • Showbiz
  • Show

    Pas daljes së Trixës, Donaldi kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP

    Insajderi
    24 January 2022 - 01:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në spektaklin e së premtes, Beatrix Ramosaj ishte banorja që la shtëpinë e ‘Big Brother Vip Albania”.

    Kjo situatë duket se ka mërzitur dhe Donaldin, i cili ende se ka marrë veten dhe është ndjerë këto dy ditë keq dhe “i vetmuar”, pavarësisht përpjekjeve të Egzonës për t’i qëndruar pranë. 

    Si duket, Donaldi po kalon një situatë të ngarkuar emocionale dhe sot ka bërë një deklaratë të papritur, ku Donaldi i tha Monikës së dëshiron të lërë shtëpinë e BBV.

    Donaldi i ka thënë Monikës se do që të ndërpresë rrugëtimin e tij dhe të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP” dhe pas kësaj, Veshaj është thirrur në shtëpinë dhomën e rrëfimit.

    Nuk dihet nëse arsyeja që ai kërkon të dalë është Trixa apo gjendja shëndetësore, pasi këto ditë ai nuk është ndjerë mirë as nga ana shëndetësore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark